Arrestohet pas më pak se 24 orësh, shqiptari i arratisur nga burgu i Greqisë.
Albiano Xhezairi, 22 vjeç nga Ksamili, është arrestuar sot në Athinë.
22 vjeçari konsiderohet shumë i rrezikshëm nga policia pasi është i akuzuar për vrasje e trafik droge.
Kujtojmë se ditën e djeshme, 22 vjeçari u arratis së bashku me një tjetër të burgosur sirian.
I burgosuri tjetër ështe ende në arrati, ndërkohë autoritetet janë vënë në kërkim të tij.
Xhezairi ishte dënuar në Greqi me 16 vjet burg pasi më 11 maj 2017 është kapur në lagjen “Galtasi” në Athinë. Ai ishte përfshirë në nje grup kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi. Roli i tij ishte të vinte nga Athina në kufirin e gjelbër, merrte drogën dhe e magazinonte atë në banesën që kishte me qira në Athinë për ta shitur më pas.
Ndërkohë ai vazhdon të gjykohet në Gjykatën e Sarandës për vrasje pasi më 24 shtator 2016 ai ka vrarë në Shëndëlli të Sarandës, 47-vjeçarin Aleksandër Bardhi.
Albion Xhezairi dyshohet të ketë kryer dhe vrasje në burg në Greqi dhe konsiderohet pjesë e 'Mafies se Koridhalos'.