Presidenti i Çadit, Idriss Deby Itno ka humbur jetën, pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra në luftë.
Ka qenë zëdhënësi i ushtrisë, Azem Bermandoa Agounam, i cili dha lajmin e trishtës se Presidenti Itno humi jetën ditën e sotme në moshën 68-vjeçare.
Ai gjatë fundjavës mori pjesë në operacionin kundër separistëve në veri të vendit aty ku dhe u plagos.
Itno, i cili ka drejtuar vendin e Afrikës Qendrore për më shumë se 30 vjet, u deklarua se kishte fituar zgjedhjet presidenciale të mbajtura në 11 Prill në mandatin e gjashtë.
Njoftimi tronditës erdhi vetëm disa orë pasi zyrtarët e bordit zgjedhor e shpallën Deby fituesin e zgjedhjeve presidenciale.