Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

‘Nuk i marr parasysh këshillat e Yuri Kim’, Kryemadhi: Edhe unë jam shoqëruar në Polici (Tregon pse futi në lista ish-këshilltarët e Metës)

Shkruar nga Newsbomb
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar sot punën e partisë së saj për listat e deputetëve, teksa tha se nuk i merr parasysh këshillat e ambasadores amerikane Yuri Kim për verifikimin e kandidatëve dhe pastërtinë e tyre ligjore.

Kjo pasi sipas saj në LSI nuk ka kandidatë me rekorde kriminale. Nga ana tjetër, Kryemadhi sqaroi për gazetaren Beti Njuma dhe disa nga arsyet që e çuan të kandidojë në tre qarqet kryesore të vendit, Tiranë, Elbasan dhe Fier.

Më tej shpjegoi dhe aryset se pse futi në lista ish-këshilltarët e Presidentit Meta, Bari Shaqiri dhe Shemsi Prençi.

Kryemadhi: Ne kemi 7-10 ditë që merremi me dokumentacionet, dhe ajo që vihet re është kandidimi i shumë ekonomistëve dhe juristëve, sepse parlamenti ka nevojë për këto, edhe shumë mjekë, sidomos tani në kohë pandemie. Nuk i marr parasysh këshillat e Yuri Kim se nuk e ka me ne ajo, e ka me ata që janë me rekorde kriminale.

Pyetje: Pse kandiduat në 3 qarqe?

Kryemadhi: Në fakt, do ta analizoja në 2 drejtime. Do ta analizoja në drejtimin njerëzor, pra si një grua që në 2017 në një kohë shumë të shkurtër, qarku i Elbasanit më dha mundësinë për të pasur një rezultat më të mirë se 2013 dhe 2015. Ndjej një emocion dhe një detyrim moral dhe politik ndaj të gjithë atyre votuesve të 2017. Qarkun e Fieri nga ana tjetër asnjëherë nuk e ka lënë LSI-në vetëm, i ka dhënë një deputet, qofshin këto edhe në momentet më të vështira. E sigurisht dashuria e vjetër e Monikës për Tiranë, ku deputete për herë të parë krijon një lloj emocioni.

Pyetje: Pse i keni futur në listë ish-këshilltarët e Presidentit Meta?

Kryemadhi: Dua të them se Bari Shaqiri ka kohë që ka dhënë dorëheqjen nga Presidenca, ndërsa me z.Prençi njihemi më herët, e njoh para Metës si dy dibranë që jemi, megjithëse ai në krahun e djathtë e unë në të majtin.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll