Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

“Nuk i kemi harruar ato 4 kile që na kapët.” A u kërcënua shefi i Krimeve nga grupi që u godit në nëntor 2020: U sekuestruan 4 kg heroinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7c220ccf021234f57d3bb63aed461896

Sokol Novaku, ish-shefi i Sektorit Krimeve në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit u kërcënua dje me jetë, përmes një mesazhi që mbërriti në celularin e tij. Mesazhi ishte për të dhe familjen e tij.

Deri tani nuk ka një emër të dërguesit, por në mesazh shkruhej për kapjen “e 4 kileve”.

“Mos kujto se kemi harruar për ato 4 kilet që na keni kapur. Do të të bëjmë ushqim për derrat ty dhe familje tënde, i ke ditët e numëruara. Kena me të q* ropt”, janë disa prej fjalëve kërcënuese që kanë mbërritur në celeularin e Sokol Novakut, shkruan newsbomb.al.

Dy javë më parë Novaku iku nga posti i kreut të Sektorit të Krimeve në Policinë e Elbasanit, dhe në vend të tij u vendos Faik Ruko. Novaku u transferua në Komisariatin e Policisë Gramsh, në të njëjtin pozicion. Ai ka qenë më parë shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë dhe shef Krimesh në Komisariatin e Policisë Kavajë.

A ka lidhje kërcënimi i Sokol Novakut me heroinën e kapur në nëntor 2020 në Elbasan?

Më datë 26 nëntor 2020, Policia e Elbasanit dhe Forcat Operacionale finalizuan me sukses një operacion antidrogë, ku u sekuestruan 4.215 kg heroinë. Droga u gjet në njëë furgon të ngarkuar me dru, që drejtohej nga shtetasi Gëzim Balla, 46 vjeç.

Policia ndërhyri kur furgoni ishte në rrugën Elbasan-Metalurgji dhe arrestoi në flagrancë shoferin e furgonit Gëzim Balla, dhe disa persona të tjerë të lidhur me ngjarjen, raporton newsbomb.al. Në pranga ranë: Endri Karaj, Haziz Musai, Xhulio Musai, Danjel Xhelilaj dhe Gazmir Harremi.

Gjatë këttij operacioni veç 4.215 kg heroinë, u sekuestrua dhe 1 kg hashash.

Lexo edhe: Kërcënohet me jetë ish-shefi i Krimeve në Elbasan

Lexo edhe: Heroina në Elbasan ishte fshehur në fugon mes druve

Më shumë

spot_img
spot_img