Mirel Mërtiri “koka” e inceneratorëve ka zbuluar se nuk i fshihet nga drejtësia, teksa ka deklaruar se ndodhet në Austri.
Ai është shprehur se ka besim dhe se i është drejtuar autoriteteve austriake në lidhje me akuzat ndaj SPAK.
“Unë dhe famillja ime nuk jemi fshehur drejtësisë. Që në fillim që ne jemi drejtuar autoriteteve austriake askush prej familjes time nuk është fshehur. SPAK-u dhe ministrat e dinë shuë mirë pozitën time në Austri. Unë kam qenë këtu dhe do vazhdoj të jem këtu për aq kohë sa i besoj Austrisë. Nuk jam fshehur asnjëherë. Nuk i kam bërë kurrë bisht autoriteteve si në Shqipëri ashtu dhe në Austri”, tha Mërtiri në Cim Peka Live në Syri Tv.
Lexo edhe: Mërtiri deklaron humbje, Këlliçi e ironizon: Ty të paskan ngrënë hakun