Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
Pre
18 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

‘Nuk i doja meritat, t’i merrte ai’, Basha: I thashë Ramës në Këshillin e Sigurisë të merrte masa, ai tundte kokën dhe vizatonte

spot_img

Lajme të ngjashëm

39e5e23bf38ca1a88979e0aae6f58bb8

Kryetari i Partisë Dmeokratike Lulzim Basha ka thënë se i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Sigurisë Kombëtare që të marrë masa për të parandaluar koronavirusin, por ai nuk e ka dëgjuar.

Basha u shpreh në emisionin “Log” se në Këshillin e Sigurisë Rama tundte kokën dhe bënte sikur dëgjonte dhe mbante shënime apo bënte vizatime.

Kryedemokrati deklaroi se i kishte thënë Ramës që nuk i donte meritat, por le të dilte kryeministri dhe t’i merrte ai.

“Ekspertët pranë PD i qëndrojnë planit që kemi vënë ne në dispozicion. Sot duhet të lërë çdo gjë tjetër kryeministri. Edi Rama do detyrohet të shkojë drejt mbylljes. Unë inkurajoj të merren masa. Nëse i merr të gjitha masat, nëse rrit numrin e testimeve, nëse vë në veprim spitalet rajonale me mjek dhe infermierë dhe me hapësira të mjaftueshme, nëse bën rimbursimin e plotë të ilaçeve, atëherë mund të ndalësh krizën.

Ia thashë kryeministrit në Këshillin e Sigurisë të marrë masa, ai tundte kokën dhe bënte sikur mbante shënime apo vizatime. I thashë merri këto masa dhe nuk dua t’i marr unë meritat, dil dhe merri ti. Ne jemi sot në rrënojat e një katastrofe shëndetësore dhe ekonomike”, tha Basha.

Më shumë

spot_img