Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
31 %
5.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Nuk i bindet urdhrit të policisë, trafikanti braktis emigrantët në “Benz”-in dhe arratiset

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia në Gjirokastër ka goditur një tjetër rast të trafikut të emigrantëve nga kufiri me Greqinë përmes Shqipërisë me destinacion vendet e BE-së.

Sipas uniformave blu mësohet se një 36-vjeçar me ininciale R. B, po transportonte 9 emigrantë dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

Pas ndjekjes së policisë ai braktisi makinën dhe u arratis, ndërkohë që është shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Gjirokastër

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar mjetin me të cilin transportonte 9 emigrantë të paligjshëm, shpallet në kërkim 36-vjeçari. Sekuestrohet 1 automjet.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të punës për monitorimin e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë automjetet në mënyrë të parregullt apo i përdorin ato për të ushtruar veprimtari të ndryshme kriminale, kanë goditur një rast të aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë të shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Shërbimet e Policisë Rrugore i kanë bërë shenjë ndalimi shtetasit R. B., i cili po drejtonte automjetin tip “Mercedez Benz”, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, por ai nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore për të ndaluar mjetin, të cilin e ka braktisur në vendin e quajtur “Virua”. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi R. B. po transportonte 9 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër u shpall në kërkim drejtuesi i mjetit, shtetasi R. B., 36 vjeç, banues në Dibër.

Vijon puna për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore. Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img