Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Nuk hëngri as bukë”, nëna e Sibelës rrëfen momentet e fundit të së bijës

Shkruar nga Newsbomb

Nëna e 27-vjeçares, Sibela Abedini, ka rrëfyer mes lotësh momentet e fundit të jetës së të bijës.

Ajo ka treguar se 27-vjeçarja para se të dilte në tarracë nga ku dyshohet se është vetëhedhur, kishte vendosur në gjumë të bijën, 2 vjeç, dhe më pas kishte dalë të konsumonte një cigare.  Në momentin që familjarët vunë re mungesën e Sibelës, ishte vëllai i saj ai i cili  kishte vështruar në dritare dhe kishte parë të motrën poshtë në rrugë të gjakosur, duke menduar se ndonjë automjet e kishte përplasur.

Menjëherë ata e dërguan në spital, aty ku dhe fatkeqësisht ndërroi jetë. E ëma ka treguar se në momentet e fundit të jetës, Sibela i ka lënë amanet të vëllait vajzën e saj dhe pasi i shtrëngoi dorën ndërroi jetë.

 “Dhomën ku jetoj e kam përhohësisht, pronari i shtëpisë më tha pastroje dhomën se ka lagështirë që ta lyejmë e të kaloni tek shtëpia. Sibela më tha mami hyr lahu se je e lodhur dhe shtriu.  E vuri vajzën në gjumë, i tha motrës po dal të pi një cigare. Kur vajza e pa që po vonohej doli në sallon, në atë kohë erdhi po vinte djali.

Sibela nuk kishte ngrënë bukë sepse kishte thënë do presim vëllanë. Djali nxori kokën nga dritarja dhe bërtiti mami e ka shtypur makina Sibelën. Erdhi çuni ku është Sibela, kur e nxjerr djali kokën te penxherja vetëm ka bërtit mami e ka shkelur makina Sibelën.

LEXO EDHE: Nëna e Sibelës tregon si e bija u njoh me Altin Çokun: Shkoi për të pastruar banesën

Djali nuk e dinte dhe kapi për fyti shoferin e fugonit sepse mendoi se e shtypi ai. Vajza ishte ende gjallë.

E dërguan në spital, i shtrëngoi dorën të vëllait dhe i tha amanet Ambrën dhe ka dhënë shpirt”, tha e ëma.

Lexo edhe: “Të lutem fshije foton…”, gazetarja zbulon mesazhet e fundit të 27-vjeçares

27-vjeçarja Sibela Abedini, nënë e një vogëlusheje vetëm 2 vjeç, u hodh nga kati i katërt i një pallati në zonën e Kamzës, pasi tik-tokeri i njohur Altin Çoku publikoi në rrjetet sociale një foto intime me të renë nga dhoma e hotelit ku dhe kishin qëndruar bashkë.

Sibela jetonte me vajzën e saj në Kamzë, pasi kishte nisur procedurat e divorcit me bashkëshortin nga Kosova. Të afërm të 27-vjeçares deklaruan për mediat se ajo shkonte punonte si pastruese te banesa e Çokut, aty ku dhe u njoh me këtë të fundit.

Ngjarja fillimisht u raportua si vetëvrasje, ndërsa dje, dy ditë më pas Policia e Tiranës ka arritur të zbardhë atë dhe ka prangosur shtetasin Altin Çoku. Ky i fundit akuzohet se ka publikuar një foto të 27 vjeçares në rrjetin social Tik Tok.

Vajza qe u vetevra ne Kamze – Altin Çoku Vajza qe u vetevra ne Kamze – Altin Çoku

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese