Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nuk gjen qetësi toka në Bulqizë, bie një tjetër tërmet, raportohet për shtëpi të dëmtuara

Shkruar nga Newsbomb

Një tjetër tërmet është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Bulqizës. Ky është tërmeti i dhjetë që bie në Bulqizë, prej pasdites së djeshme kur është regjistruar lëkundja e parë.

Në orën 12.23 minuta më orën lokale, është regjistruar një tërmet dhe sipas IGJEUM ai ka qenë me magnitudë 3.6, me një thellësi nga toka prej 10 km. Edhe më herët gjatë ditës së sotme kanë rënë dy tërmete, me i madhi me magnitudë 6.5 i shkallës Rihter.

Nga raportimet e mëparshme, banorët e zonës janë shprehur se disa prej shtëpive atje janë dëmtuar. Bëhet me dije se Njësia Administrative Gjoricë është një nga më të prekurat, ashtu si dhe fshati Topojan në Njësinë Administrative Shupenzë, ku ka edhe banesa të dëmtuara.

Vetë godina e njësisë Administrative është dëmtuar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll