Tirana
clear sky
13 ° C
13 °
13 °
88 %
1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
20 °
Enj
18 °
Pre
20 °
E hënë, 10 Maj, 2021
spot_img

‘Nuk futemi më zgjedhje’, Kujtim Gjuzi në konferencë për shtyp: Meta të japë dorëheqjen, Rama të thërrasë tryezë politike

spot_img

Lajme të ngjashëm

fbe2235e4751733991bf98b1caa7f0e7

Deputeti më i ri në Kuvend, njëherësh kreu i partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi mbajti këtë paradite konferencën e parë për shtyp.

Gjuzi deklaroi se partia e tij nuk do të futet në zgjedhje, pasi sipas tij këto të fundit po manipulohen.

Po ashtu ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të thërrasë kundërshtarët politikë në një tryezë. Ndërsa një kërkesë e veçantë e Gjuzit ishte edhe dorëheqja e Presidentit Ilir Meta.

Pjesë nga fjala e Gjuzit:

Përfitoj t’i them Edi Ramës se ju nuk mund të shkoni në zgjedhjet e 30 qershorit me këtë kod të vjedhjes dhe grabitjes së tij. Për konservatorët që kanë mbërritur si formë akademike, unë jo, që të jemi atje, nuk ka shanc të jemi në zgjedhje se ato kërkojnë të manipulohen.

PS në zgjedhje dhe PD, në bregun e Lanës. Ka selinë më të mirë të partive politike dhe e meriton.
Në këto kushte unë i them Edi Ramës se është kryeministër i vendit, të bëjë ftesën t’i ulë të gjitha palët politike. A mund t’i bëjë këto zgjedhje PS dhe të kthehet në monizëm. Presidenti për ne që nuk e njohim se e kemi dërguar në gjykatën kushtetuese, unë do i bëja ftesën kësaj radhe presidentit të japë dorëheqjen dhe tu hapë rrugë atyre që nuk intimidojnë.

Si mund të shkojmë në zgjedhje ne? Zoti Edi Rama kam qenë në KQZ për të parë se çfarë po ndodh me shumë zell, por ka një volum të jashtëzakonshme dhe nuk arrin t’i kontrollojë. KQZ është i mangët. Si deputet i kërkoj shkelqësësisë së tij zotit kryeministër vëmendje të ftojë në një tryezë bashkëbisedimi kundërshtarët e tij.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img