Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“Nuk flas më me babin”, vajza e Ledjonës sqaron gjithçka: Më ka mërzitur...

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk flas më me babin”, vajza e Ledjonës sqaron

Banorja e shtëpisë së big Brother Vip 3, Ledjona, mbrëmjen e kaluar iu bë supriza më e bukur. Vogëlushja e saj, Miki, u fut në shtëpi duke i dhënë forcë mamit të saj që të vazhdojë më tej në këtë garë.

Në një intervistë të dhënë për Top Channel, ajo u shpreh se e kishte marrë malli shumë për të ëmën dhe se gjatë gjithë kësaj kohe që Ledjona ndodhet në Big Brother Vip, për atë kujdesen gjyshërit, shoqja e Ledjonës si dhe kolegët e saj.

“Më kishte marrë malli shumë, kisha kohë që e prisja. Me mamin kam të përbashkët karakterin, fytyrën, të gjitha. Më kanë qëndruar shoqet e mamit, gjyshërit, koleget”, tha ajo, teksa më tej ajo zbuloi që nuk ka më asnjë komunikim me të atin.

“Situata më babanë me ato sms. Flisja, tani nuk flas më, vetëm me nënën dhe gjyshin nga babi. Nuk më ka uruar as për ditëlindje, as për asgjë. Më ka mërzit”, tha Miki ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese