Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nuk fitoi dot betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta Halil Hysenaj, ish-deputet i Kuvendit të parë pluralist

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_367577" align="alignnone" width=""]Halil Hysenaj[/caption]

Halil Hysenaj, ish-deputet i Kuvendit të parë pluralist është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 73 vjeçare.

Ai ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Halil Hysenaj u lind në fshatin Panarit të Këlcyrës, aty ku edhe kreu arsimin 7 vjeçar, ndërsa shkollën e mesme e vazhdoi në Tiranë në shkollën ekonomike për mercolog.

Në vitin 1991 zgjidhet si deputet i kuvendit të parë Pluralist në zonën e Deshnicës , Këlcyrë, i propozuar nga partia Socialiste.

Në vitin 1999 emigroi në SHBA, aty ku dha 'frymën e fundit', ndërsa la pas bashkëshorten dhe dy djemtë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu