Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nuk firmosi marrëveshjen për reformën, Rudina Hajdari zbulon arsyen: U njoha SOT me dokumentin

Shkruar nga Newsbomb

Deputetja Rudina Hajdari e cila mori pjesë në tryezën e palëve për reformën zgjedhore, megjithëse parimisht ka qenë dakord për konkluzionet e arritura nuk e ka firmosur dokumentin pasi sipas saj ajo është njohur ditën e sotme me përmbajtjen e tij.

 

 Nga takimi me përfaqësues nga PD, LSI, opozita parlamentare që ishte Hajdari dhe nga PS që u mbajt në Pallatin e Kongreseve palët kanë arritur në disa konkluzione dhe një prej tyre është që reforma të përfundojë jo më vonë se data 15 Mars.

“Gjithashtu, duke qenë se u njoha SOT me përmbajtjen e këtij dokumenti, më duhet të marr pak kohë të konsultohem dhe me kolegët e mi në Parlament në lidhje me dokumentin në fjalë”, ka shkruar Hajdari.

Postimi i Hajdarit:

“Parimisht jam dakord me përmbajtjen e dokumentit në fjalë, që u diskutua sot në mbledhjen e zhvilluar. Kam kërkuar që të ketë një qartësi më të madhe ‘sa I përket angazhimit që ky Këshill do të ketë në lidhje me diskutimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor, sic dhe e përmban objekti i Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Gjithashtu, duke qenë se u njoha SOT me përmbajtjen e këtij dokumenti, më duhet të marr pak kohë të konsultohem dhe me kolegët e mi në Parlament në lidhje me dokumentin në fjalë.
Si përfundim, ajo cka është më e rëndësishme është fakti që takimi I zhvilluar bëhet në kuadër të dialogut për të garantuar një konsensus të gjerë dhe sa më transparent për procesin e Reformës Zgjedhore.” shkruan Hajdari.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll