Tirana
scattered clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
40 %
Mër
16 °
Enj
16 °
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
15 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Nuk është turp të marrim një “grusht aromë” vendi me vete

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nje valixhe e emigrantit me ushqime ka nxitur reagime, nder to edhe një sipërmarrëse shqiptare në Greqi, Armida Plangarica. Ajo shkruan se shijen e prodhimeve të  vendit tonë, nuk mund ta gjejmë askund. Sipas saj ne si shqiptarë duhet të promovojmë dhe prodhojmë vetë produktet tona dhe të mos konsumojmë produkte të importuara nga jashtë shtetit.

Postimi i plotë i Armida Plangaricës:

Dy vjet më parë, gjetjet e ushqimeve në fjalë nga autoritetet doganore në valixhen e nje shqiptari që udhëtonte drejt Amerikës, u bënë objekt debati me tone të larta ilariteti. Nuk besoj që zotëria të ketë pasur deficite në tavolinën e përditshme. Jo, është shumë herë malli dhe mungesa e aromave të vendit ku u rritëm. Është shija që nuk e gjejmë dot gjëkundi tjetër. Në rastin më të mirë, një mendje që sheh larg, Amerikën nuk do ta shihte si vendin e bollëkut ushqimor, por si shansin e promovimit të standartit që i mungon Amerikës. Aromat, shijet dhe ushqimi tradicional. Gështenjat e Tropojës udhëtojnë çdo vit drejt Italisë.

Domatet e Lushnjës dhe një serë prodhimesh të tjera gjthashtu! E pra nuk është turp, pse marrim një grusht aromë vendi me vete. Ne rastin më të mirë, një mendje e mprehtë duhet të gjente mënyrën, që këto aroma të udhëtonin larg me një “BRAND NAME” të fuqishëm, me standarte të fuqishme. Në vend të qeshjes, përqeshjes dhe komenteve boshe, bëni promovim. Ndërmerrni nisma, mos hani mbeturinat e Ballkanit që zbarkojnë në shportat tuaja të stolisura me kordhela. Prodhoni vetë dhe eksportoni. Prodhoni vetë dhe krijoni standarte. Nuk jemi vendi që prodhon tallava, jemi vendi që natyra ia fali te gjitha. Lum kush do ta kuptojë në kohë.

Më shumë




spot_img








spot_img