Gazetari Artan Hoxha është shprehur këtë të mërkurë se të gjithë personat që qëndronin dje rreth ish-kryeministrit Sali Berisha, janë njerëz të afërt. Sipas tij, edhe dy truprojat private, janë zgjedhur të qëndrojnë krah tij, nga familjarë e ish-kryeministrit.
“Të gjithë ata që janë atje janë njerëz të afërt të Berishës. Ata që shikoni ju aty, që godasin autorin. Janë përzgjedhur nga të afërmit e tij. Paguhen për atë punë. Edhe pse janë vullnetarë, paguhen. Instruktohen për atë punë, cilët personat të mbajnë larg dhe nga cili të ruhen”, tha Hoxha.

I ftuar në Abc News, gazetari investigativ tregoi dhe se çfarë funksioni kishte personi me xhup ushtarak që tentoi të ndalonte dhunuesin, 31 vjeçarin Gert Shehu.
“Ai personi aty është punonjësi i një televizioni privat. Në mos gaboj i Syri TV. Ai i ka bërë një shërbim, se i ka ulur intensitetin personit, se mund të ishte bërë goditje më e fortë”, vijoi Hoxha.