Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

‘Nuk është normale që vendi të jetë ende në këtë situatë’, Meta: Politikanët duhet të bëjnë testin e shëndetit mendor dhe të drogës, jam i gatshëm…

spot_img

Lajme të ngjashëm

72a99983b60b4bbab14f8d36deae2160

Presidenti Ilir Meta ka komentuar deklaratën e tij se politikanët duhet të bëjnë testin e drogës dhe të shëndetit mendor.

Në një intervistë për emisionin ‘Çim Peka Live’, presidenti Meta u shpreh se është i gatshëm që të jetë i pari i cili do të bëjë testin.

Sipas Metës nuk është normale që vendi të jetë në një situatë të tillë pas 30 vitesh, ndërsa shtoi se duhet të përfshihet në legjislacion që kryeministri, presidenti, politikanë e zyrtarë, të bëjnë testin e drogë e të shëndetit mendor.

‘Për testin e drogës, Shqipëria ishte në një situatë të çmendur. Antagonizmi çfarë tregon? Normale nuk është të vijë vendi këtu ku është pas 30 vitesh. I kemi kaluar njëherë këto. Kjo situatë që vjen kaq e orkestruar nga lart, nga jashtë, duhet të ketë ca probleme të anormalitetit. E bëj unë testin i pari. Por ama ta bëjnë të gjithë. Por këtu duket që ka probleme.

Të gjithë këta që zgjidhen duke filluar nga Presidenti, Kryeministri, deputetë, zyrtarë, në të ardhmen duhet të përfshihet në legjislacion që të bëjnë testin e drogës dhe të shëndetit mendor’, ka thënë presidenti Meta.

Më shumë

spot_img