Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

“Nuk është koha për politikë”, Basha në zonat e përmbytura: Qeverisë nuk i bëhet vonë për qytetarët, PD dhe unë do bëjmë çdo gjë për t’u dhënë ndihmën tonë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0bcc75b25d90377f596218b90b179ddc

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ka vizituar zonat e përmbytura në Shkodër, Lezhë dhe Fushë Krujë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se nuk është koha për politikë, ndërsa bën thirrje se është koha t’u vihet në ndihmë qytetarëve.

Ai akuzon edhe qeverinë se nuk i bëhet vonë për qytetarët, ndërkohë që thotë se PD dhe ai do të bëjnë çdo gjë për t’u dhënë ndihmë qytetarëve.

Postimi i plotë:

Isha sot pranë banorëve të zonave të përmbytura në Shkodër, Lezhë dhe Fushë Krujë të cilët prej ditësh përballen me vështirësi për shkak të rreshjeve të mëdha.

Këto janë kohë të vështira për Shqipërinë, që po përballet si me dëmet nga moti, kriza ekonomike ashtu edhe nga pandemia. Qytetarët sot e kanë edhe më të pamundur për t’a përballuar këtë situatë të rënduar. Kriza ekonomike ua ka bërë të pamundur krijimin e rezervave ushqimore apo të kursimeve monetare.

Fshatra të tërë janë të izoluar prej ditësh pa asnjë komunikim me qendrat administrative, spitalet dhe tregjet. Ndërsa ndihma nga qeveria ka munguar.

Sot nuk është koha për politikë, por është koha t’u vihet në ndihmë qytetarëve, me ushqime, ujë të pijshëm e medikamente pasi shumë prej tyre kanë dhe probleme shëndetësore.

Duhet menaxhim i situatës dhe jo propagandë boshe, ndërsa shqiptarët vuajnë çdo ditë e më shumë.

Për fat të keq, qeverisë nuk i bëhet vonë për qytetarët. Në ditën më të keqe është shtruar në darka në restorantët më luksozë në Dubai.

Partia Demokratike dhe unë do të bëjmë çdo gjë që mundemi për të dhënë ndihmën tonë. Ne do të përballemi me këtë situatë bashkë dhe do të dalim prej saj bashkë. Pas 25 prillit, të gjithë bashkë do të ndërtojmë një qeveri që kujdeset për qytetarët dhe jo per vete. Do të sjellim shpresë për të gjithë dhe ndryshimin që presin të gjithë shqiptarët.

Më shumë

spot_img
spot_img