Hapësire reklamuese

Politikë

“Nuk është i shpërndarë siç duhet”, Komisioni Ekonomisë pritet të votojë buxhetin 2022, PD: Do votojmë kundër në parim

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk është i shpërndarë siç duhet”,

Në komisionin e Ekonomisë pritë të votohet në miratim projektbuxheti 2022.

Partia Demokratike tha se do të votojë kundër në parim pasi nuk sjell stimul financiar dhe është i shpërndarë keq.

Pjesë nga biseda:

Sorina Koti:  Si PD gjatë këtyre dy javëve në parim të projektbuxhetit, kemi bërë sugjerimet tona, komisionet e tjera kanë raportua sot këtu te ne duke shprehur edhe ato qëndrimin e tyre, ne votojmë kundër në parim për buxhetin.

Arbi Agalliu: Unë e shoh si një buxhet jo të shpërndarë siç duhet, nëse objektivi kryesor është  mbushja e buxhetit të shtetit, mbushja e gropave që vijën nga abuzimi apo keqqeverisja nuk e shohin me vend që ky buxhet të ketë këtë lloj shpërndarje.

Dashamir Shehi: Është e qartë që opozita do të votojë kundër, ky buxhet sido që të rrotullohet me këto ndryshime të vogla, por duke qene vit pandemie , mendova se do të bëhej një kapërcim cilësor sa i përket pagave dhe pensioneve që të mos i lëmë qytetarët vetëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu