Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
42 %
4.6kmh
0 %
Sht
31 °
Die
33 °
Hën
36 °
Mar
36 °
Mër
37 °
E shtunë, 25 Qershor, 2022
spot_img

Nuk është fati i keq, ja çfarë e shkakton kancerin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sipas një studimi të ri, jetesa moderne shkakton 90% të kancerit.

albsig

spring

Dieta e varfër, mungesa e ushtrimeve, stresi dhe ndotja janë përmendur si faktorët kryesorë kontribues për shumicën e rasteve të kancerit të mushkërive, gjirit dhe prostatës.

Hulumtuesit në Universitetin Stony Brook në Nju Jork, vështruan shenjat gjenetike të disa kancereve për të kuptuar se sa ishin të lidhur me faktorët e mjedisit, raporton The Times.

Në botimin e Science Nature, ata zbuluan se 90% e kancerit shkaktohet nga faktorë të jashtëm më tepër sesa gabimet e qelizave në trup.

Ndër faktorët e jashtëm janë ndotja, rezatimi ultravjollcë dhe stresi, dhe pastaj faktorët brenda vetë jetës së njerëzve si dieta dhe ushtrimet fizike. Rezultatet treguan se një jetesë e shëndetshme ul ndjeshëm rrezikun e kancerit.

Heqja dorë nga duhani, ushtrimet e regullta fizike dhe ushqimi i mirë, mund të përdoren si masa parandaluese në luftën kundër kancerit.

Kanceri ndodh kur një defekt ADN-je brenda një qelize e bën atë të rritet me ritëm të shpejtë. Kjo mund të shkaktohet nga stresi ose gabimet në kopjimin brenda qelizës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img