Hapësire reklamuese

Politikë

“Nuk është bërë deti kos”, Rama MESAZH të prerë OLIGARKËVE: Nëse nuk sakrifikoni dhe pasojat bien mbi popullin shqiptar, s’ka më vend ku ju të bëni biznes rehat (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Rama u ka dërguar një mesazh të qartë dhe të prerë oligarkëve në vendin tonë, të cilët janë “ankuar” për mbylljen e bizneseve nga situata e koronavirusit.

Në një lidhje me Neës 24 pasditen e sotme, Rama u ka bërë të qartë biznesmenëve të mëdhenj se nëse ata nuk sakrifikojnë në këtë “kohë lufte” për popullin shqiptar dhe pasojat e mos-sakrificës së tyre bien mbi popull, atëherë nuk ka më vend për ta që të vazhdojnë biznesin rehat.

“Këta të mëdhenjtë, që në mos gabohem vitin e shkuar kanë marrë nga dividenti një shumë goxha të madhe. Është koha që atë shumë ta vendosin në dispozicion të luftës dhe njerëzve të tyre dhe të mos planifikojnë blerje veturash të reja, pushime në vende më të shtrenjta.

Disa prej këtyre njerëzve të nderuar nuk e kanë marrë vesh ende që ne jemi në luftë. Dhe nuk është bvërë deti kos, dhe nuk ka për tu bërë kos. Por dhe liqenet me kos që kanë duhet ti shohin si hapësira ku duhet të mblidhen pak. Dua të jem i qartë...

Dua tju them atyre që ju jeni të parët që duhet të sakrifikoni për popullin shqiptar, se nëse ju nuk sakrifikoni dhe pasojat e mos sakrificës suaj bien mbi popullin, nuk ka më një vend ku ju mund të vazhdoni të bëni biznes rehat”, është shprehur Rama.

Më tej, Rama tha se bizneset e mëdha duhet ta ngulisin mirë në mendje se vendi është në luftë dhe ata duhet t’ju lënë radhën të tjerëve që kanë më shumë vështirësi, e jo të kërkojnë ata të parët lehtësira dhe mbështetje nga qeveria.

“Kam unë një sugjerim për biznesmenët dhe kompanitë e mëdha. Ata duhet të kuptojnë se jemi në luftë dhe janë ata të parët që duhet të mbajnë rradhën dhe tjua lënë të tjerëve kohën p[ër të kërkuar sepse ka të tjerë që janë në një pozitë shumë më të vështirë se ata. Ata janë shuymë të rëndësishëm por janë të funit në rradh për të hapur gojnë në kohë lufte, e lëre pastaj për të kërkuar gjëra të cilat që janë mësuar t;i kërkojnë sa herë bëhet buxheti i shtetit qysh përpara se të shfaqej ku armik që na ka hyrë në territorin e vendit.

Më këtë nuk dua të them që ne ata nuk do ti konsiderojmë por ata bëjnë shumë mirë që në këtë luftë, sit ë gjithë të pasurit e kësaj bote në kohë lufte. Të jenë në krah të popullit dhe jo në krah të xhepit të tyre. Të jenë në krah të shtetit dhe të mos e shohin shtetin si një bankë alterbtive që mund të jetë atyr për të plotësuar kërkersa që nuk janë kërkesa lufte, por theshjt dëshira paqeje.

Është shumë e rëndësishme këtë se duhet tju ngulet të jithëve në mendje që kjo ëhstë luftë dhe ky shtet që është shtëpia jon ë e përbashkët ka prioritete. Si cdo familje”, u shpreh kryeministri Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu