Tirana
few clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
60 %
2.6kmh
20 %
Mër
18 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

“Nuk erdha si hajdut, nuk dola si hajdut!” Erion Braçe mbledh “plaçkat” dhe PËRMBYS KARRIGEN e zyrës: Pata lirinë të kundërshtoj, të them JO

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

E premtja ishte dita e fundit në detyrë si zv.kryeministër për Erion Braçen, që duke filluar nga dita e sotme do të jetë vetëm një deputet i Partisë Socialiste.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe ka postuar një video ku tregon se ka mbledhur sendet e tij dhe është larguar nga zyra, e cila tashmë do t’i përkasë zv.kryeministrit të ri, Arben Ahmetajt.

“Nuk hyra si hajdut, nuk dola si hajdut” dhe “pata lirinw tw them JO”, thekson Braçe në shkrimin krah videos, por është kujdesur që të lërë edhe një mesazh të fshehur, pasi në fund të videos shihet karrigia e përmbysur. Nuk dihet kujt i drejtohet ky mesazh i koduar i Braçes, por ish-zv.kryueministri që prej vendimit për të mos qenë më pjesë e qeverisë, shpeshherë ka bërë postime me mesazhe thumbuese.

Mes sendeve të tij që mbante në zyrë, Braçe është kujdesur që në video të evidentojë faqen e parë të gazetës “Zëri i Popullit” të datës 27 gusht 2005, të cilën e mban në një kornizë, topin e futbolllit dhe disa libra, midis tyre edhe “Vrasja e një kryeministri”.

Postimi i plotë i Braçes:

Te premten qe shkoi puna ime ne #qeveri u mbyll; marredhenia e krijuar nga deshira per ti sherbyer njerezve ne ate nivel mbaroi;

Mbase edhe me heret, qyshkur u kufizua ne limitet e rutines qe here me ngjante me dezhurnin ne gjimnaz dhe, heren tjeter me detyrimin per te respektuar nje kod etike me marredhenie brenda.

Nje pervoje e cuditshme pushteti, karrigeje, e komplikuar, qe as e doja e as e kerkova-ma kerkuan, as e pranova si te tille e as me pranoi.

Por e vlefshme patjeter;

Nga jashte nuk do ta kisha njohur kurre deri ne detaje. Madje edhe veten, vene ne prove kush e di sa here nga dallimi mes asaj qe vjen si deshire, strukturohet si mendim, arrin ne veprim dhe tamam ketu behet i pamundur, madje edhe tjetersohet, shoqeruar nga pamundesia per te folur, spjeguar e mbrojtur publikisht-Kodi Etik.

Nje gje ja them kujtdo ama:

Pata lirine te kondershtoj, te them JO;

Kam votuar pro me bindje, kam firmosur po aq i bindur cdo vendim ne favor te se mires publike, ashtu sic kam firmosur formalisht, sipas ligjit per shkak te kryesimit te mbledhjes, shoqeruar me mendimin tim kundershtues ne perputhje me parimet e bindjet e mia;

NUK HYRA SI HAJDUT, NUK DOLA SI HAJDUT!

Ne 2 vite e gjysem kuptova qe e gjitha eshte ceshtje vullneti, te vjedhesh ose jo, te lejosh te vjedhin ose jo; patjeter ceshtje drejtesie.

SOT ESHTE NJE DITE TJETER, E RE AQ SA LEJON PERVOJA E GJATE NE KUVEND TE JETE E TILLE; POR JAM NE HABITATIN TIM AMA!

Sot eshte gjithashtu tamam dita qe te falenderoj 5 gra e vajza-zyra ime kaq ishte,

Ejanen, Elden, Ilven, Entelen, Klaudian;

Kane perballuar gjithcka, nga pergatitjet per mbledhjet e qeverise tek cdo proces ligjor e jo vetem ne administaten publike, sherbimet, integrimin, parandalimin e pastrimit te parase se zeze, zhvillimin territorial dhe kohezionin, objektivat e zhvillimit te qendrueshem, perdorimin e parase publike dhe rregullat e reja te prokurimit publik…

Ju jam shume mirenjohes per gjithe sherbimin tuaj politik, civil, profesional, konkret, te drejte e te ndershem!

Nderkohe, dua te falenderoj drejtuesit e agjencive te perfshira ne keto procese, Tanin per Fzhsh, Albanen per Dap, Lorinin per Adisa, Reiden per App..

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img