Hapësire reklamuese

Politikë

“Nuk ecet përpara kur njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën”, Kim mesazh PD-së: Punoni për reformën territoriale, të fortë dhe të bashkuar

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk ecet përpara kur njëra këmbë ka mbetur në

Ambasadorja e SHBA, Yrui Kim ka dhënë disa mesazhe të rëndësishme pas takimit me kreun e PD, Lulzim Basha në selinë blu.

Gjatë një prononcimi për media, Kim mbështeti iniciativën e PD për reformë të re territoriale, luftën ndaj korrupsionit si dhe adresimin e problemeve të konstatuara nga ODIHR, për zgjedhje më të mira radhën e ardhshme.

Duke nënkuptuar Sali Berishën, të cilit nuk ia përmendi emrin në asnjë moment gjatë fjalës së saj, Kim tha se PD duhet të ecë përpara duke mos e mbajtur një këmbë në të shkuarën.

“Përpara ditëve dhe javëve që kemi përpara, mbetet shumë për të bërë, është thelbësore që PD është kthyer në Kuvend me forca të plota, ka shumë veprime që duhen ndërmarrë për të siguruar që do të kemi zgjedhje më të mira radhën e ardhshme. Ka gjithashtu punë për reformën territoriale, dhe kundër korrupsionit. Këto kërkojnë në PD të fortë dhe të bashkuar dhe të bëjë përpara. Por nuk mund të bëjë përpara nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën. Presim të ecim përpara me Shqipërinë, me PD-në drejt të ardhmes. Le të ecim përpara”, deklaroi ambasadorja Kim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu