Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Nuk e them ku u njohëm”, Ilir Kulla tregon detajet e takimit miqësor me Mike Pompeon: E këshillova që të vizitonte me familjen jugun e Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk e them ku u njohëm”, Ilir Kulla tregon detajet e takimit

Ish-Sekretari i Shtetit në administratën Trump dhe ish-shefi i Cia, Mike Pompeo, gjatë vizitës në Tiranë, ka pasur edhe një takim me analistin Ilir Kulla.

Ky i fundit ka dhënë disa detaje mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë”, duke thënë se e ka “këshilluar” Pompeon që të vizitojë me familjen jugun e Shqipërisë.

Pjesë nga biseda:

Ilir Kulla: Unë kam bërë një takim në suitën e tij në vendin ku ka qëndruar. Nuk kam qenë pjesë e asnjë aktiviteti zyrtar dhe nuk kam pasur takim zyrtar me të në asnjë lloj forme. Ka qenë një takim informal, privat, miqësor. Detajet e lidhjeve të vjetra miqësore nuk mund t’i jap.

Arian Çani: Para sa kohësh e ke njohur?

Ilir Kulla: Nuk e them. Mes miqve të vjetër.

Arian Çani: Miqtë janë njerëz politikanë, biznesmenë?  

Ilir Kulla: Është një takim jashtë politike, jashtë axhende, jashtë biznesi. Pompeu është me origjinë nga Abruzzo i Italisë, është në një komunë shumë ngjitur me një komunë që është komuna më arbëreshe më në veri të Italisë që quhet vila Badesa. Folëm që të bëjmë një vizitë të mundshme në zonën e vila Badesës dhe në atë zonën e ujërave termalë nga ku vjen gjyshi i tij që është në Abruzzo që është në provincën e Peskarës që është një zonë interesante dhe ai e ka shumë xhan dhe unë i shpjegova se ata njerëz atje vijnë nga kjo zona këtu, Lukovë, Shën Vasil, Piqeras dhe është zona e bregdetit tonë më e bukur dhe këshillova që do të ishte e udhës me familjen e vet ta vizitonte jugun e Shqipërisë dhe kjo do të ishte shumë interesante.

Arian Çani: Çfarë tha?

Ilir Kulla: E mundshme që mund të ndodhë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll