Hapësire reklamuese

Politikë

“Nuk e them dot burimin”, Arjan Çani: OFL kapi një trafikant me miliona “cash”, bënë pazarin dhe ai i tregoi se…

Shkruar nga Newsbomb
Gazetari Arjan Çani

Gazetari i njohur Arjan Çani, gjatë një diskutimi për përfshirjen e personave të inkriminuar në zgjedhje, rrëfeu një rast që sipas tij tregon se “Operacioni Forca e Ligjit” ishte jo vetëm i dështuar, por edhe i inkriminuar.

Çani tha se kishte dëgjuar për një rast, kur OFL ndaloi një trafikant që kishte miliona euro “cash”, por, ai u la i lirë pasi arriti “pazarin” me OFL-në.

Në emisionin “TPZ”, Çani gjithashtu tha se “ka dëgjuar që 70% e të ndaluarve të OFL-së janë lënë të lirë në funksion të zgjedhjeve”.

Pjesë nga deklarata e Çanit:

OFL-ja dilte ajo vajza me syze, të gjitha këto. Mbi 70% të atyre që janë kapur nga OFL, janë lënë të lirë në funksion të zgjedhjeve. A është thashethem kjo gjë? Vetëm disave i janë marë paratë.

Nga të dhënat e mija, nuk e them dot burimin. Nuk them emra. E kapën njërin, e kapi OFL, një ditë do dalë, ai kishte shumë miliona cash, dhe e bukura është në një moment të caktuar, pasi u bë pazari, ai tregoi dhe vendet ku kishte fshehur pasuritë e tjera në cash. I kishte futur në tenxhere me presion që mos të kalbeshin. Po të them El Chapo, nuk është asgjë. Ky ishte trafikant.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll