Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

“Nuk e rruaj për ju, jeni legena”, SKANDAL në Lezhë, Pjerin Ndreu ndalon “Shqiponjat” të shoqërojnë biznesmenin: Ligjet i bëj unë dhe i vendos unë (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një efektiv i patrullës në Policinë e Lezhës ka bërë kallëzim në Prokurori për një ngjarje që ka ndodhur pak ditë më parë. Mësohet se në këtë ngjarje që shkon në përmasat e sakndalit është përfshirë dhe kryebashkiaku socialist i Lezhës Pjerin Ndreu.

Referuar kallëzimit në Prokurori, efektivi i Policisë thotë se gjatë detyrës së tij, ka konstatuar një lokal që ishte hapur pas orës 23.00 dhe kishte muzikë të lartë, në kundërshtim me rregullat e pandemisë. Polici sqaron se ka komunikuar me biznesmenin-pronar të lokalit por ai i ka ofenduar.

“Nuk e rruaj për ju, jeni legena, nuk ju pyes”, iu ka thënë ai policëve.

Menjëherë patrulla ka kërkuar masa shtesë dhe aty kanë mbërritur “Shqiponjat”. Biznesmenit duke qenë se ka ofenduar policët dhe nuk ka pranuar të fik muzikën, i është thënë se do të shoqërohej. Në këtë moment, ky shtetas i identifikuar vetëm me inicialet V.GJ, bashkë me kamarierët dhe personat e tjerë nuk kanë lejuar efektivët e Policisë të kryejnë shoqërimin.

Në atë moment, është shfaqur dhe kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, i cili u ka bërë të qartë policëve se atje ligjin e bënte ai. “Ligjet i bëj unë dhe i vendos unë…”, u ka thënë Ndreu policëve, një kryebashkiak dhe politikan që vetë rrjedhë nga një karrierë policore.

Për të mos krijuar një situatë më të rëndë, policët kanë folur me eprorët dhe ata ju kanë kërkuar të tërhiqen. Të gjitha këto detaje dalin në kallëzimin që ka bërë efektivi i patrullës në Lezhë, i siguruar nga Panorama.al.

Në një kohë që Policia e Shtetit kërkohet të refermohet, nga vetë kryeministri Rama dhe ministri Çuçi, kryebashkiakët socialistë (në këtë rast Pjerin Ndreu) pengojnë Policinë të shoqërojë persona që shkelin ligjin dhe u bëhen mburojë atyre, duke mos përfillur as ligjin e as ato që deklaron vetë kryeministri.

KALLËZIMI I EFEKTIVIT TË PATRULLËS, PËR INCIDENTIN NË LEZHË:

Aktualisht punoj si punonjës Policie pranë Drejtorisë Vendorë Lezhë, oficer i Patrullës së Përgjithshme, Stacioni i Policisë Shëngjin. Mbrëmë, më datë 24.06.2021, rreth orës 22:00, kam marrë shërbimin. Kam qenë duke patrulluar me kolegun tim. Kemi qenë në makinë, me mjetin e Policisë, në shëtitoren e re.

Te lokal “F…” kemi dëgjuar muzikë. Ora ka qenë 23:14 dhe muzika pas kësaj ore, në bazë të aktit normativ, nuk lejohet. Kemi hapur krahun, kemi ndaluar makinën, kemi zbritur dhe kemi shkuar tek lokal “F…”. Kemi kontaktuar me një nga kamerierët e lokalit dhe i kemi kërkuar që të na thërriste pronarin. Pas 5 minutash ka dalë pronari V. Gj. Në vend që ai të fliste me etikë ndaj nesh, ai na është drejtuar duke na thënë fjalë banale si: “Nuk e rruaj për ju, jeni legena, nuk ju pyes”.

Ne kemi komunikuar duke i thënë se arsyeja se pse kemi ardhur këtu është se ti ke shkelur aktin normativ të qeverisë për ndalimin e muzikës, e cila duhej të ishte fikur në orën 22:00 dhe se kishte një numër të lartë njerëzish brenda në lokal, në verandë. Ai na ka thënë se po e bezdisnim, se në lokal kishte ambasador, kryetarin e bashkisë, “kush jeni ju që më fikni muzikën?”

Pas këtij komunikimi është tërhequr dhe është futur në lokal dhe muzika ka vazhduar. Ne kemi njoftuar menjëherë në radio për problemin sallën operative Lezhë 50, sallën operative Shëngjin 70, shefin e Stacionit Shëngjin 396 dhe shefin e Komisariatit 395, duke iu thënë se shtetasi V.Gj. nuk e fik muzikën dhe kërkojmë ndihmë, forca të tjera. Pas pak ka ardhur një patrullë “Shqiponja”. Jemi afruar të dy patrullat te lokali, kemi marrë kontakt me pronarin V.Gj. dhe i kemi bërë të ditur se do ta shoqëronim në Komisariat.

Në këtë moment ka ndërhyrë duke na penguar në punën tonë kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, si dhe stafi i lokalit, kamerierët, të cilët na kanë kundërshtuar me forcë.

Kur ne po përpiqeshim për të shoqëruar në Komisariat V.Gj., ata na kanë mbajtur për krahu dhe na kanë shtyrë duke na penguar që ta shoqëronim. Meqenëse përballë nesh u fut kryetari i Bashkisë, i cili na tha se: “Ligjet i bëj unë dhe i vendos unë…”, për të mos krijuar një situatë më të rëndë, ne jemi tërhequr duke njoftuar me radio sallën operative dhe eprorët tanë. Ata nuk ndërmorën asnjë veprim dhe na thanë në telefon: “Lëreni mos u merrni më, largohuni prej aty”.

Jemi larguar dhe kemi shkuar menjëherë te Stacioni i Policisë, kemi përpiluar raportin e shërbimit për ngjarjen, si dhe procesverbalin mbi kundërvajtjen administrative, të ndotjes akustike ndaj V.Gj. Kërkoj që të gjithë personat që na kanë kundërshtuar dhe na kanë penguar në punën tonë, të mbajnë përgjegjësi ligjore për veprimet që kanë kryer ndaj meje dhe kolegëve të mi.

Më shumë

spot_img
spot_img