Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

“Nuk e prisja epërsinë e PD”, Paulin Sterkaj i zhgënjyer nga humbja në Malësinë e Madhe: Shkodra nuk penalizohet, e marrin me vonesë mesazhin e fitores

spot_img

Lajme të ngjashëm

Paulin Sterkaj, kandidati i Partisë Socialiste në Shkodër ka folur për mediat pasi ka pësuar humbje në zonën e tij në Malësinë e Madhe. Sipas tij Shkodra e merr me vonesë mesazhin e fitores së PS, ndërsa ka theksuar se nuk priste epërsinë që Partia Demokratike ka pasur në këtë qytet.

ʺNuk e prisja epërsinë e PD në Malësinë e Madhe. Shkaqet? Ka patur votues të rinj, nuk di çfarë të them, nuk jam në gjendje të nxjerr një konkluzion pasi nuk ka përfunduar i gjithë numërimi i fletëve të numërimit. Në fund mund të dalim me një konkluzion dhe të bëjmë një listë të plotë të të gjithë këtij proçesiʺ.

Mendoni se do të ndikojë në Shkodër fitorja e PD? “Nuk mendoj se penalizohet Shkodra për asnjë arsye. Ne do të hyjmë në Shkodër edhe me pak deputetë. Në gjithë Shqipërinë fiton PS-ja ndërsa Shkodra e merr me vonesë mesazhin, edhe Malësia e Madhe është pjesë e Shkodrës. Kanë ikur disa vota duke menduar se u bë rotacion politik, por unë Paulini do të jem, do të jem gjithmonë këtu me investime për Shkodrën dhe rrethinat e sajʺ.

Në Malësinë e Madhe është mbyllur numërimi teksa PD ka arritur të marrë 7090 vota, kurse PS, 6521 vota. PSD e ka mbyllur këtë Bashki me 1476, ndërsa LSI 513 vota.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img