Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
19 °
Pre
19 °
Sht
19 °
Die
19 °
Hën
14 °
E enjte, 23 Mars, 2023

Nuk e paskemi ditur, bukuroshja në klipin e Elgit Dodës qenka motra e gazetarit të njohur shqiptar

Lajme të ngjashëm

Kënga “Fatal Love” e Elgit Dodës në vetëm pak kohë bëri një zhurmë të madhe dhe u pëlqye shumë nga fansat. Si pjesë e triologjisë së publikuar në bashkëpunim me Donald Veshajn kënga u diskutua gjatë dhe rreth saj qarkulluan skenare të ndryshme. Përveç këngës, për të cilën nuk kishim dyshim që do të ishte një sukses i vërtetë, një vëmendje të madhe mori edhe protaginistja e klipit.

Ajo quhet Dona Kodra dhe e dini çfarë? Është motra e vogël e gazetarit të njohur shqiptar, Saimir Kodrës.

Në një intervistë të dhënë Dona si rrallë herë ka folur për marrëdhënien e saj me Saimirin për të cilin thotë se është shumë mbështetës dhe e ka patur krah gjithmonë.

“Saimiri është shumë mbështetës. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin shumë mirë. Është vetë artist dhe nuk ka si të më kundërshtojë. Kemi diferencë të madhe moshe. Kam dhe një motër tjetër të madhe. Saimiri është një natyrë e rreptë me të tjerët por me mua është një dashuri e vërtetë. Unë krenohem me atë, kam një mrekulli që ma ka falur Zoti por nuk e përmend shpesh sepse kam identitetin tim. Përveçse më ka hapur dyer nuk më ka mbyllur asnjë derë deri tani.”- u shpreh Dona.

Më shumë