Hapësire reklamuese

Showbiz

“Nuk e njoh Donaldin”, Drejtori i Teatrit Kombëtar: Është aktor?

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk e njoh Donaldin”, Drejtori i Teatrit Kombëtar:

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli ka folur për shfaqjen “Coriolanus” të Shekspirit, të cilën e ka vendosur në skenë bashkë me regjisorin Altin Basha.

Mirëpo gjatë intervistës gazetari Enkel Demi me humor e pyti se ku e gjeti kohën për një shfaqje të tillë, kur të gjithë janë të fokusuar te aktori Donald Veshaj dhe eksperienca në “Big Brother”.

Çuli befasoi më përgjigjen, duke u shprehur se nuk e njeh se kush është Donaldi.

Një pjesë nga biseda në “Abc e Mëngjesit”:

Enkel Demi: Të kthesh Shekspirin në këto lloj periudhe, ku kemi hallin e Donaldit, ju qofshi domethënë.

Hervin Çuli: Donaldi kush është? Sinqerisht, nuk e di .

Sibora Bitri: Aktor është.

Hervin Çuli: Aktor i Teatrit Kombëtar, Donald Shehu? Kush është se më ngeli fiksim?

Sibora Bitri: Është aktor, por për momentin është pjesëmarrës në “Big Brother VIP”.

Hervin Çuli: Nuk e njoh.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll