Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

“Nuk e mora kot një të bardhë dhe një të zezë”, Rama tregon dhuratën që mori nga Berati dhe ironizon opozitën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme në kundër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Tiranë.

Rama teksa ka mbajtur fjalën e tij ka treguar se ka marrë një dhuratë nga një biznes në Berat. Ai ka treguar që dhurata që ka marrë është një palë atlete të personalizuara me logon e PS-së.

Kryeministi kishte zgjedhur që të merrte atëleten e bardhë dhe të djathtën e zezë, dhe kështu ironizoi duke thënë se, opozita është bashkuar vetëm për të thënë se gjatë 8 viteve të qeverisë së tij në pushtet, gjithçka ka shkuar më keq.

 “Më erdhi një dhuratë nga një grup punonjësish dhe një sipërmarrës në Berat. Kam marrë të majtën dhe të djathtën. Kjo atëlete është Philip plain është një nga emrat më të mëdha në botën e modës.  Ajo që ne duam është që këtë dekadë që kemi hyrë dhe në planin tonë të veprimit të nxisim dhe të arrijm që gjithë struktura jonë i fabrikave që prodhojnë të kalojnë në një nivel tjetër.

Dhe ata gra duararta që krijojnë kaq shumë të fillojnë të hyjnë në treget me “made in Albania” jo më me market e stërnjohura, por me marka shqiptare.

Nuk mora të majtën dhe të djathtën e bardhë, mora të majtën e bardhë dhe të djathtën e zezë, për të thënë që për të vrapuar duhen të dyja këmbët, për të shkuar më lart duhen të dyja këmbët, për mua sfida e madhe është që të bashkojmë forcat e jashtëzakonshme të njerëzve të zakonshëm, jo vetëm kundër të gjithëve siç thuhet, por vetëm kundër atyre që janë bashkë për të na mbajtur të përçarë, vetëm kundër atyre që janë bashkë për të thënë se në këtë vend gjithçka ka shkuar më keq se 8 vite më parë, ndërkohë që nëse ky vend sot është ngjitur deri në një pikë dhe ka shansin të ngjitet shumë më lart, do ndodhë sepse ne nuk jemi vetëm, por të bashkuar me ata që pavarësisht bindjeve të tyre politike, kanë një besim se jeta e tyre mund të behët më e mirë këtu duke punuar”, tha Rama.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img