Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
3.6kmh
40 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Nuk e lejuan të ulej në Kosovë, flet Behgjet Pacolli: Për herë të parë u frikësova se autoritetet do bënin ndonjë akt terorrist mbi avionin tim

spot_img

Lajme të ngjashëm

269d61c0df0d402e049c60644bf35275

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Behgjet Pacolli ka folur për herë të parë pas refuzimit nga ana e autoriteteve kosovare që avioni i tij privat të ulej në pistën e Aeroportit të Prishtinës, dy ditë më parë, kur ai u kthye nga Zvicra.

Pasi ju refuzua leja, avioni privat i Pacollit u ul në Aeroportin e Rinasit, ndërsa sot është kthyer në Kosovë pas skandalit që u transmetua në të gjitha televizionet ballkanike. Për mediat në Kosovë deputeti ka thënë se për herë të parë është frikësuar se autoritetet kosovare do të kryenin ndonjë akt terrorist mbi avionin e tij.

“Unë jam qytetar i botës dhe mund të zgjedh çdokund për të jetuar, ku do të jetojë edhe pjesën tjetër të jetës dhe këtë të drejtë nuk e lë askënd t’ma cënojë. Unë jam i gatshëm tani të rishikojë disa gjëra, mua ditëve të fundit, këto ndodhi, këto presione që më janë bërë ditët e fundit më kanë ndikuar ndoshta edhe në edukimin tim të mëtutejshëm politik. Unë kam qenë dy muaj i vetëizoluar, me plot përgjegjësi.

Ditën kur kam dashur të vijë në Kosovë e kam kryer testin dhe testi ka rezultuar negativ, leja ime e fluturimit është anuluar, e dyta është kushtëzuar me implikime të tjera se në dhënien e lejës duhet të jenë të implikuara disa ministri dhe të them të drejtën unë fluturoj me një fluturake, unë herën e parë jam frikësuar nga autoritetet e Kosovës se mund të kryejnë akt terrorist mbi fluturakën time. Është hera e parë që unë frikësohem nga një shtet i së drejtës. Sot jam kontrolluar, i kam kryer procedurat”, ka thënë Behgjet Pacolli, deputet në Kuvendin e Kosovës.

Pak minuta më parë, deputeti Pacolli ka arritur në shtëpinë e tij dhe në Facebook shkruan “Sapo arrita në shtëpinë time. Sa më mungonte atdheu.”

Më shumë

spot_img