Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nuk e lejuan të shkojë në varrimin e Admirit, miqtë e Aleksandër Muratajt rebelohen në burg

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_235899" align="alignnone" width=""] Aleksandër Murataj - Admir Murataj[/caption]

Është tensionuar situata pak momente më parë në burgun 313.

Mësohet se shokët e Aleksandër Muratajt, janë rebeluar pasi policia nuk i ka dhënë leje Muratajt të shkojë në varrimin e vëllait të tij Admirit, i cili mbeti i vdekur gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë pas grabitjes në Rinas. 

Aleksandër Murataj po vuan dënimin në burgun 313 për grabitjen e 2017-ës në Qafë-Kashar.

Dy ditë më parë ai ka bërë kërkesë të shkojë në varrimin e vëllait, por nuk u lejua dhe kjo ka sjellë zemërimin e të burgosurve.

'Vëllain kam vite që nuk e kam takuar. Më kanë arrestuar se kisha shkuar te shpia e vëllait. Sekuestrimin e pasurive e kanë bërë kur më kanë arrestuar mua para dy vitesh, këto të tjerat i nxjerrin gazetarët për të bërë show, ose ndonjë i paguar.

Kam 2 vite në burg më mbajnë kot. Dua të marr pjesë në varrimin e vëllait tim por s' më thonë as po as jo, nuk më japin përgjigje', deklaroi për mediat ditën e sotme Aleksandër Murataj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu