Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

'Nuk e kemi shpiku ne', Rama: Gazi lotsjellës është mjet paqësor, çfarë do t'i ndodhte policëve po mos ta përdornin

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_243878" align="alignnone" width=""]Foto ilustruese nga protestat[/caption]

Kryeministri Edi Rama ka folur në një deklaratë për mediat për gazin lotsjellës të përdorur nga policia gjatë protestave të opozitës.

Rama tha se gazi përdoret nga policia për t'u mbrojtur dhe për të larguar turmat e revoltuara.  

'Po mirë mo, kjo historia gazit si është mo? Gazin që përdor policia mos ndoshta dikush mendon se e kemi shpikur në programin e Partisë Socialiste apo e kanë prodhuar për ne oligarkët. Gazi që përdor policia është një lëndë importi dhe përdoret si në çdo vend demokratik. Kam parë protestat në Francë dhe atje përdoret gaz lotsjellës, kam dëgjuar dhe lloj lloj çudirash që nuk i dëgjoja kur isha atje. E kemi thënë që kur doli Facebook aty doli edhe buadallëku. Partia e filxhanit del dhe qajnë ‘hallin e qytetarëve’, nëse policia nuk do përdorte gaz policia çfarë do të ndodhte, është një mjet paqësor lotsjellës për të larguar turmat. Nga ana tjetër policja humb gishtat, shkon jashtë vendit për kurim', u shpreh Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese