Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Nuk e kanë profilin për të bërë lajme”, Karamuço: Gazetarët pjesë e aplikacionit Sky

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk e kanë profilin për të bërë lajme”,

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur edhe një herë për përgjimet e SKY, nga ku dolën emrat e disa anëtarëve, pjesë e grupit kriminal që merrej me trafik droge, mes tyre dhe zyrtarë të policisë.

Karamuço thotë se pjesë e  aplikacionit “Sky ECC” janë edhe gazetarë të njohur shqiptar, jo për të bërë lajm, por për të bërë biznes.

“Gazetarët që nuk kanë vetëm profilin e të bërit lajm, por dhe të bërit lajmin biznes e kanë një adresë të tillë. Ka faksimile që qarkullojnë të mesazheve, madje i kanë dhe politikanët për të shantazhuar njëri-tjetrin. Të infiltruarit duhet të jenë me një autorizim të prokurorit, nuk e bën dot vetë. Kur shtrëmbrohet e vërteta me urdhër të bandave, ky nuk është më lajm.

Më ka qëlluar të jem në studio të jem me gazetar që e përdorin këtë aplikacion. Si mund t’i shpëtonte media krimit të organizuar, është pushteti i katërt”, u shpreh eksperti i kriminalistikës për “ABC e mëngjesit” në “ABC news”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese