Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

“Nuk e kam parë prej kohësh Kadarenë të pinte duhan”, botuesi i shkrimtarit publikon foton

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk e kam parë prej kohësh Kadarenë të pinte

Vendi i preferuar i këtyre ditëve me shi për gjeniun e letrave shqipe, Ismail Kadare, mbetet bar restorant Juvenilja, në periferi të Tiranës, ngjitur me liqenin artificial.

Aty gjen kohë të pijë kafenë e të takojë miqtë e vet, mes të cilëve, i përhershmi e gjithëgjenduri pranë tij, Bujar Hudhri, që është edhe botuesi i veprës së Kadaresë në shqip.

Por sot Bujari hedh në rrjetet sociale një foto të Ismailit duke pirë cigare, ndryshe nga fotot e videot e tjera si ato me Timo Fllokon që reciton poezitë e Kadaresë, apo miqtë e zakontë që ulen me të. E kësaj here, edhe vetë Bujari habitet me Ismailin që ka kërkuar të pijë cigare.

“Nuk e kisha parë prej kohësh Kadarenë të pinte duhan. Ishte kamerieri i Juveniljas, Tedi, që ia dha një cigare nga paketa e tij dhe ia ndezi. E mërkurë, 14 dhjetor 2022”, shkruan Bujar Hudhri duke botuar edhe foton e shkrimtarit me cigare në buzë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll