Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz

“Nuk e kam menduar kurrë veten aty” moderatorja e njohur pranon se do të marrë drejtimin e “Portokalli-së”

Shkruar nga Newsbomb
Fjoralba Ponari dhe Xhemi Shehu

Moderatorja e njohur Fjoralba Ponari do të jetë drejtuesja e re e spektaklit “Portokalli”.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo në rubrikën “N’Trip” në emisionin “E diell”, ku u shpreh nuk e mendonte kurrë që ajo do të bëhej pjesë e “Portokallisë”, por është bindur nga bordi drejtues.

“Sapo më është besuar, e them me bindje, projekti më sfidues në televizionin e Top Channel. Bëhet fjalë për Portokallinë. Për hir të së vërtetës ka qenë një nga ato projekte që nuk e kam menduar veten kurrë që do të bëhesha pjesë e aq më tepër që do e moderoja. Për një arsye të thjeshtë, sepse kam menduar historikisht se aty do të ishte dikush që kishte një background që i përket aktrimit.

Megjithatë po të shihni historikun e moderatorëve, nuk kanë qenë aktore të gjitha apo aktorë të gjithë ata që e kanë moderuar. Por me aq sa më tha dhe bordi drejtues e rëndësishme është që të kesh të dhëna të mira dhe të jesh bashkëpunues dhe çdo gjë tjetër zgjidhet. A do të zgjidhet? Mbetet për t’u parë”, tha Ponari.

Portokalli-a mbeti pa një moderatore femër pas largimit të Eneda Tarifës, ndërkohë për Fjoralbën kjo pritet të jetë një sfidë e re, ndryshe nga të tjerat.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll