Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
37 °
E premte, 30 Korrik, 2021

“Nuk e kam bërë ndonjëherë, edhe mund të gaboj”, Dash Shehi u drejtohet qytetarëve me video-live: Duhet ta ndërrojmë këtë realitet, në ambulancat tona hyn pa COVID dhe del i infektuar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d51bd076cead92762f8510f8ff9f2867

Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi u është drejtuar qytetarëve me anë të një mesazhi në video-live në facebook, ku ka folur për aktualitetin politik dhe jo vetëm.

Në hyrje të fjalës së tij ai tha se e kishte për herë të parë që u drejtohej qytetarëve në këtë mënyrë, por shtoi se do ta bëjë këtë komunikim online për shkak se pandemia i dikton politikanët të zhvillojnë fushatën virtualisht për të shmangur kontaktet.

“Mirëmbrëma të gjithëve. Miq e shokë e dashamirës. Po hap këtë lloj rubrike të re, një lloj eksperience që nuk e kam bërë ndonjëherë, edhe mund të gaboj por kohët kanë ndryshuar dhe duhet të përshtatemi. Aq më tepër që në këtë vit të pandemisë kemi nevojë, në rrethana të reja do ishim diku duke biseduar. Tani nuk është e mundur do përshtatemi me rrethanat e reja”, tha Shehi.

Për sa i përket situatës politike, Shehi u shpreh se Shqipëria ka nevojë për reformë të madhe shtetërore për të balancuar institucionet, ku duhet t’i jepet më shumë pushtet institucionit të presidencës.

“Unë për vete, gjykoj që kemi nevojë për reformë të madhe shtetërore për të balancuar institucionet. Nuk mund të kemi një shteti me kryeministër si kancelar. Duhet t’i japin pushtet, presidencës, jo Ilir Metës. Ne duhet ta ndërrojmë këtë realitet. Kjo bëhet me ligj. Sikur këtu të vijë edhe njeriu më i zoti, po të rrijë dy vite do korruptohet. Ne duhet ta ndërrojmë këtë realitet. Nëse ka ndonjë burrë të mirë e çojmë në punë tjetër.

Nga kryeministër e çojmë në president apo kryetar parlamenti. Nëse ky do largohej, edhe PS do ndihej më e lirë. Edhe ata 5 vetë që mund t’i kthejnë dorë këtij ky po i përzë. Po të kishim pasur një sistem tjetër, sot do ishim në situata të tjera. Gjykoj që kjo lloj trupe duhet të eci mbi një shtet të ri dhe një ekonomi më të fortë. Me këtë mizerje që janë rrogat tona nuk ndërtohet as shërbimi publik dhe as shtet. Nuk jam dakord as me kolegët e opozitës që thonë do ngremë këtë apo atë. Jo, duhet ngritur e gjithë piramida. Grupi jonë politik duhet ta bëjë me shpejtësi”, tha Shehi.

Ai u ndal edhe te Shëndetësia, ku u shpreh se në ambulancat tona hyn pa COVID dhe del i infektuar, pasi niveli i shëndetësisë në Shqipëri është shumë i ulët.

“Mjafton t’i biesh një ditë oborrit të QSUT-së për të kuptuar se në çfarë situate jemi. Mjafton të hysh në një ambulance lagje, që janë qesharake, ke frikë të hysh se hyn pa covid dhe del me COVID. Se i bie një metër katror për person. Dy metra katror për mjekë dhe vit për vit ndajmë miliona euro për koncesione që nuk e marrin vesh ku shkojnë”, u shpreh ai.

Më shumë

spot_img
spot_img