Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

“Nuk e harroj sa të jem gjallë!” Preç Zogaj rrëfen vështirësitë e fushatës së vitit 1991: Unë si kandidat lëvizja me karrocë me kalë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti Preç Zogaj ka rrëfyer vështirësitë e fushatës së zhvilluar në zgjedhjet e para pluraliste në vitin 1991.

Ai tha në emisionin “Opinion” se si kandidat për deputet lëvizte me një karrocë me kalë që ia kishin vënë në dispozicion, ndërsa tregoi se gjatë takimeve shoqërohej nga 50 persona me biçikleta.

“Unë nuk e harroj sa të jem gjallë. Unë si kandidat kisha si mjet kaloshin dhe kisha nja 4 vetë shtabi që i mbante karroca, kurse pas karrocës në spostimet nga një fushatë në tjetrin , kisha zakonisht 50 veta me biçikleta, dukej si tur çiklistik, por ishte dhe maratonë se mund kishte 100 banorë që vraponin ta zëmë nga Baldreni në Torovicë në këmbë, ose nga Lezha në Rilë, në këmbë në biçikletë. Kishte një entuziazëm të jashtëzakonshëm, kishte dhe kuriozitet”, tha Zogaj.

Më shumë

spot_img
spot_img