Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Nuk e gjejnë dot prej 3 vitesh", gazetari: Oficerja e Interpolit kontrollonte hyrje-daljet e Ervis Martinaj, për llogari të një grupi kriminal

Shkruar nga Newsbomb
"Nuk e gjejnë dot prej 3 vitesh", gazetari: Oficerja e Interpolit

Gazetari Flamur Vezaj deklaroi se grupet armike të Ervis Martinajt, kanë investuar shumë financiarisht për kapjen dhe eleminimin e tij. Ai tregoi se një oficere e Interpolit kontrollonte sistemin TIMS për hyrje-daljet e biznesmenit të shumëkërkuar.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, gazetari u shpreh se 40 vjeçari ishte një person shumë i kujdesshëm, i cili nuk ekspozohej në vende publike ku mund të identifikohej apo eleminohej.

“Ervis Martinajn, për më shumë se tre vite nuk e gjenin dot armiqtë e tij, të cilët financiarisht janë shumë të fuqishëm dhe janë disa grupe kriminale. Ai ishte shumë i kujdesshëm për t’u ekspozuar në vende publike apo dhe në vende ku mund të identifikohej apo eleminohej nga grupet armike, të cilat kanë investuar jo pak.

Në Shqipëri, është proceduar një oficere e Interpolit e cila kontrollonte sistemin TIMS për lëvizjet hyrje-daljet e Martinajt për llogari të një grupi kriminal. Ervis Martinaj ishte shumë i kujdesshëm”, theksoi gazetari Flamur Vezaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll