Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nuk e fitoi dot betejën e vështirë me Covid-19, ndahet nga jeta shkencëtari i njohur shqiptar Artan Boriçi

Shkruar nga Newsbomb
Nuk e fitoi dot betejën e vështirë me Covid-19, ndahet nga jeta

Artan Boriçi, fizikant i njohur, profesori i talentuar i Universitetit të Tiranës, akademik i asociuar dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, është ndarë nga jeta mbrëmjen e 25 marsit, në moshën 56-vjeçare.

Akademiku Boriçi nuk e ka fituar dot betejën e vështirë me Covid-19.

Artan Boriçi u bë anëtar i  Akademisë së Shkencave në vitin 2020. Kryesia e Akademisë së Shkencave e tronditur nga lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të akad. asoc. Artan Boriçit, i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve, anëtarëve të Akademisë së Shkencave, trupës së profesoratit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku ai ushtroi veprimtarinë e tij akademike dhe universitare, brezave të studentëve që u formuan me dijet dhe etikën e tij, që i la në pikëllim.

Homazhet në nderim të akademikut të asociuar Artan Boriçi, duke respektuar masat anticovid (mbajtje maske, distancë fizike dhe shmangie grumbullimi), do të mbahen tek Libri Akademik në Akademinë e Shkencave, sot më datë 26 mars 2021, nga ora 13.00-14.00.

Njoftimi i Akademisë së Shkencave:

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e 25 marsit në moshën 56-vjeçare fizikanti dhe njeriu i shkëlqyer, profesori i talentuar i Universitetit të Tiranës,  akademiku i asociuar Artan Borici, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Është një humbje e madhe dhe e papritur në botën e shkencës ndarja nga jeta e akad. asoc. Artan Boriçit, pas një beteje të vështirë të javëve të fundit me COVID-19.

Akad. asoc. Artan Boriçi ishte i vlerësuar në rrethin e kolegëve të ASH dhe të Universitetit të Tiranës si një shkencëtar, i cili ia ka dalë të jetë pjesë e komunitetit shkencor ndërkombëtar me kontributin e tij të veçantë në shkencën e fizikës, duke hyrë në panteonin e elitës intelektuale. 

Artan Boriçi u bë anëtar i  Akademisë së Shkencave në vitin 2020.

Kryesia e Akademisë së Shkencave e tronditur nga lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të akad. asoc. Artan Boriçit, i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve, anëtarëve të Akademisë së Shkencave, trupës së profesoratit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku ai ushtroi veprimtarinë e tij akademike dhe universitare, brezave të studentëve që u formuan me dijet dhe etikën e tij, që i la në pikëllim.

I njohur në botën shkencore në botën e teorisë rrjetore të fushës për “fermionet Boriçi-Creutz”, akad. asoc. Artan Boriçi bashkëpunoi ngushtë me institucionet shkencore si Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe me institucione të tjera prestigjioze si Akademia Mbretërore e Shkencave të Suedisë (për propozimin e çmimeve Nobel në fizikë), Qendra e Kërkimeve Bërthamore Evropiane CERN, Qendra e llogaritjeve intensive në Jylih të Gjermanisë etj.

Së bashku me këto institucione dhe personalitete të shquara të fizikës dhe matematikës botërore ka marrë pjesë në organizimin e konferencave ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit.

Ai ka mbrojtur gradën doktor i shkencave matematike në ETH, Zurich, Zvicër, më 1996. Titullin profesor e ka marrë në Universitetin e Tiranës, në vitin 2010.

Punoi në drejtimet kërkimore të fizikës teorike dhe llogaritëse dhe në fushën e financës llogaritëse në Institutin Paul Scherrer të Zvicrës; në shkollën e lartë politeknike federale të Zyrihut e në Universitetin e Ediburgut (1996-2003).

Akad.asoc Artan Borici ka 64 artikuj, të cituar 531 herë (ResearchGate), me 34 artikuj të indeksuar në SCOPUS, me indeks H = 9.  Ka botuar në revistat e mirënjohura të fizikës, si Physical Revieë D dhe Journal of Computational Physics. Është pjesëmarrës me referime në 49 konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit, në 11 prej tyre si referues i ftuar.

Artan Boriçi punoi mbi 20 vjet si pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Ka shërbyer si zëvendësdekan i këtij fakulteti (2012) dhe si anëtar i këshillit shkencor. Që prej vitit 2012, ai drejtonte grupin e fizikës llogaritëse dhe të energjive të larta në departamentin e fizikës. Ka udhëhequr dy teza doktorale në fushën e fizikës së thërmijave elementare.

U prehsh në paqe miku dhe kolegu ynë i shtrenjtë, i paharruari Artan Boriçi!

***

Homazhet në nderim të akademikut të asociuar Artan Boriçi, duke respektuar masat anticovid (mbajtje maske, distancë fizike dhe shmangie grumbullimi), do të mbahen tek Libri Akademik në Akademinë e Shkencave, sot më datë 26 mars 2021, nga ora 13.00-14.00.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.