Hapësire reklamuese

Politikë

“Nuk e dinin që po kryenin vepër penale”, deputeti i PD reagon pas deklaratës së drejtores: Po bënin stazh për t’u bërë deputetë të “Rilindjes”

Shkruar nga Newsbomb

Kryetarja e Agjensisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, Alma Tandili Lleshi, deklaroi dje në emisionin “Top Shoë”, se të miturit që përdhunuan 13-vjeçaren në Kavajë, nuk ishin në dijeni që po kryenin vepër penale.

Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe deputeti i PD-së, gent Strazimiri, i cili e përdor këtë ngjarje të rëndë për t’u tallur me kundërshtarët e tij politikë.

“Për Zotin, kështu si kanë ardhë punët, nuk quhet më vepër penale...

Quhet "praktikë", "stazh", përgatitje për të kandiduar si Kryebashkiak a deputet i "Rilindjes"... (se për Kryeministër do më shumë "aktivitet" dhe "eksperiencë)”, shkruan deputeti demokrat.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu