Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Nuk e besova si na erdhi kjo dhuratë”, Robert Budina flet për Teatrin: Qava kur dha vendimin gjykata, kjo tregon që s'jemi as me Bashën as me Metën

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk e besova si na erdhi kjo dhuratë”, Robert Budina flet

Artisti i njohur Robert Budina ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, duke thënë se nuk e besonte që do të merrej një vendim i tillë.

Budina tha se qau në momentin që Kushtetuesja dha vendimin. Ai tha se kjo tregoi që Aelanca për Teatrin Kombëtar nuk ka patur asnjë lidhje politike me opozitën apo presidentin Ilir Meta.

“Tani është koha të rikthehet Teatri Kombëtar siç ishte”, u shpreh ai.

“Përveç se një fitore e trashëgimisë, ishte edhe një fitore e qytetarisë. Ne kemi të drejtë të kërkojmë nga qeveria, ta detyrojmë atë, pavarësisht kush është në pushtet, të rikthejë Teatrin Kombëtar. Jam i habitur, nuk mund ta besoja, pak më parë qava por ja që ndodhi kjo çudi dhe na erdhi kjo dhuratë.

Ne kemi ngrënë sulme të frikshme gjatë gjithë kësaj kohe, që jemi të politizuar, ja pra që nuk ishim as pjesë e opozitës dhe as pjesë e presidentit. Ne kemi bindur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që nuk kemi interesa, ashtu si qeveria ka patur interesa okulte,” deklaroi Budina për FaxNews.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu