Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

“Nuk e bëj vaksinën”, Berisha rrëfen betimin që bëri kur dha dorëheqjen si kryetar i PD, tregon se ku mund të kandidojë në 25 prill

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6fb7f7c680be2d8f59577f9e2c4cb069

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar në Ora Neës se kur është dorëhequr si kryetar i PArtisë Demokratike, është betuar se do të jetë gjithmonë pjesë e saj.

Për sa i përket zonës se ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit, Berisha tha se mund të caktohet në zonën e Kavajës, aty ku ka kandiduar gjithmonë.

“Lulzim Basha nuk ka batuta, nuk ka sharje dhe nuk ka mashtrime siç i ka Edi Rama. PD ka një program dhe jam i bindur që do t’i qëndrojë besnik atij programi. Unë jam dorëhequr duke u betuar se edhe një po mbeti në PD, i dyti do të jem unë. Do të jem deputet aty ku do të caktohem, por e them se PD dhe qytetarët e Kavajës janë një binom i padnarë, kështu që unë do caktohem në Kavajë apo jo, respekti im për Kavajën dhe qytetarët e saj nuk lëkundet kurrë”, tha Berisha.

I pyetur nëse do e bëjë vaksinën kur t’i vijë radha, përgjigja e Berishës ishte negative, pasi tha se do t’ua lërë radhën mjekëve dhe infermierëve.

“Absolutisht jo. Është një tragjedi e turpshme kjo që ndodh me vaksinën. Vaksinën duhet ta bëjnë në fillim mjekët, infermierët dhe të gjithë punonjësit e shëndetësisë”, u shpreh ish-kryeministri.

Më shumë

spot_img
spot_img