Tirana
scattered clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
75 %
3.1kmh
40 %
Mër
7 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
13 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

“Nuk dua t’ia di”, debat te “Ekonomia” mes Spahos dhe Shalsit: Të dyfishohen pagat dhe pensionet…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Me debat është zhvilluar Komisioni Ekonomik, ku diskutohet për projekt-buxhetin e 2022, ku pritet edhe të votohet në parim sot.

Debati është shkaktuar në lidhje me rritjen e rrogës së punonjësve dhe të presioneve. Debat i bërë ky mes mazhorancës dhe opozitës, konkretisht mes Edmond Spahos dhe Eduard Shalsit.

Spaho i ka kërkuar qeverisë një plan konkret që për 4-5 vitet e ardhshme të dyfishohen pagat dhe pensionet.

Edmond Spaho: Paga pensionet, prej 10 vitesh ne kemi pasur një rritje me pikatore të pagave dhe pensioneve. Kemi qënë vendi me nivelin më të lartë të pagave në Rajon, sot jemi në nivelin më të ulët të pagave. Po nuk patëm një program që në harkun e pagave dhe pensioneve të dyfishojmë.

Eduard Shalsi: Të thuash shqiptarët janë më mirë apo më keq, të thuash shqiptarët s’kanë bukë ne duhet të kemi kulturë ku flasim dhe ku bazohemi cfarë të dhënash bazohemi kur flasim në komisione. Ne mund të debatojmë por duhet të kanalizojmë debatin, cdo të thotë kur një ekonomi shkon mirë, cilët janë treguesit indikatorët e ekonomisë.

Spaho: Duhet tu përgjigjem juve për cfarë thatë…

Shalsi: Të sqarohemi për dicka, e keni zakon të keq flisni nga vendi pa mikrofon dhe thoni po na jep leksione ky. Ju dëgjuam dhe pranoni fjalën e tjetrit nuk dua t’ia di nëse të pëlqen apo jo fjala ime…

Shalsi: Kam të drejtë të them atë që dua të them, nëse të pëlqen ose jo ty zoti Shehi. Duhet të vendos rregull, e di që shumë prej jush e kanë problem nuk presin për fjalën por te ndërpresin.

Spaho: Përpiqu të ngresh nivelin. Nuk keni të drejtë juve që sa herë flasim ne ju ndërhyni dhe jepni këshilla. Detyra shtesë që keni krahasuar me ne mbani rrjedhën e debatit sipas rregullores, por nuk shkon tju dëgjojmë juve sa herë ne bëjmë propozime.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img