Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Nuk dogji mandatin, RUDINA HAJDARI sot në Parlament: Unë dhe vëllai im luftojmë për të njëjtin qëllim (Zbulon çfarë do thotë në seancë-VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Rudina Hajdari e cila nuk dogji mandatin do të jetë në seancën e sotme plenare të Parlamentit, teksa opozita do të protestojë jashtë.

Hajdari sapo është futur në Parlament, ndërsa ka dhënë një prononcim për Ora News.

Gazetarja e ka pyetur se përse vendosi të mos ta djegë mandatin, ndërsa ajo është shprehur se një gjë të tillë do ta shpjegojë sot në Kuvend.

Hajdari komenton dhe faktin që vëllai i ka qëndruar përkrah Bashës në protesta ndërsa ajo është në parlament. Lidhur me këtë deputetja ka thënë se ajo dhe vëllai i saj luftojnë për të njëjtin qëllim.

Gazetarja: Zonja Hajdari përse nuk dogjët mandatin?

Rudina Hajdari: Do ta them në parlament

Gazetarja: Ndiheni tradhtare?

Rudina Hajdari: Absolutisht jo.

Gazetarja: Vëllai juaj ka qendruar përkrah zotit Basha në protesta ndërsa ju jeni në Paralment?

Rudina Hajdari: Unë dhe vëllai im luftojmë për të njëjtin qëllim, ardhjen e demokracisë. Nuk kemi asnjë kundërshtim me njëri-tjetrin.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese