Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
37 °
E premte, 30 Korrik, 2021

‘Nuk do të zhvilloj më mitingje’, Basha thirrje shqiptarëve: Ruani faturat e ilaçeve Covid se do të rimbursoheni (Tregon a do bashkohet me Ramën në 25 prill)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f2949aa3eec427cf2b1577c2d783c1ab

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka folur sot për pandeminë dhe gjobën e tij 50 milionëshe pasi organizoi tubim në Kavajë, jashtë rregullave të Covid.

Ai tha se vendimet për gjoba janë të njënashme, megjithatë ai nuk do të organizojë mitingje. Basha u bëri thirrje shqiptarëve që nëse do të grumbullohen të mbajnë maskë dhe të respektojnë distancën, duke i garantuar se nëse janë prekur nga covid dhe kanë marrë ilaçe, të ruajnë faturat pasi do të rimbursohen.

Më tej i pyetur për një bashkim të mundshëm me Ramën në 25 prill, Basha e mohoi kategorikisht.

Basha: Gjobat dhe vendimet janë të njëanshme. Gjendja është e rënduar, dhe sigurisht që grumbullimet ndikojnë. Unë nuk do të organizoj më mitingje, por ju them qytetarëve që nëse mblidhen të vendosin maska dhe të ruajnë distancën, pasi jeta e gjithësecilit është shumë e rëndësihme. Tani Rama e ka zhytur vendin në një mjerim të dyfishtë. Mijëra familje janë futur në borxh. Ne nuk do t’i lëmë shqiptarët të vuajnë dhe të mos kenë lekë për të pagur ilaçet. I them shqiptarëve të ruajnë faturat sepse do të bëjmë rimbursimin e të sëmurëve me Covid. Ata harxhojnë për ilaçe sa harxhojnë për gjithë vitin nëse preket e gjithë familja. Një pjesë do e rimbursojmë pra një pjesë të shpenzimeve, siç e ka bërë Maqedonia dhe Kosova, s’po them Gjermania.

Pyetje: A është momenti që në këtë kohë të kërkohet zhvillimi i grumbullimeve elektorale? Pasi kujtojmë kërkesën që ka bërë PR dhe Gjykata ia ka lënë në dorë Komitetit për të rishikuar vendimin.

Basha: Fshehja pas Komitetit të Ekspertëve është truk i Ramës për të fshehur dështimin e tij. Vendimet kanë qenë për të mos paguar qytetarët dhe vendimi është i Ramës jo i Komitetit. Nëse jemi në këto parametra sot jemi sepse dështoi të merrte këshillat tona dhe të ekspertëve tanë. Momenti final do të jetë kur të firmoset largimi i tij në 25 prill.

Pyetje: A është i mundur një bashkim i juaji nëse numrat s’janë në favor të asnjërit orej jush?

Basha: Nuk mund të ketë lojë më të shëmtuar se të bashkohesh me një person që ka shkatërruar vendin në 8 vite. Në 25 do na ndajë vota e shqiptarëve. Ka vite që bën premtime boshe. Çfarë premtonte para 4 vitesh premton dhe tani.

Më shumë

spot_img
spot_img