Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Nuk do të ndalemi”, Arlind Qori: Votat e 14 majit na dhanë shpresë, rezultat i suksesshëm

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk do të ndalemi”, Arlind Qori: Votat e 14 majit na

Kreu i “Lëvizja Bashkë” Arlind Qori, i cili kandidoi për Bashkinë e Tiranës, foli mbrëmjen e sotme për zgjedhjet vendore  të 14 majit. Qori i cili u rendit i treti me 13851 vota, u shpreh se ky ishte një rezultat i suksesshëm.

Ai shtoi në “Zonë e Lirë” se “Lëvizja  Bashkë” nuk do të ndalet dhe se votat iu kanë dhënë shumë shpresë.

“Unë nuk e dija sa do të ishte përqindja, por votat që kemi marrë na kanë dhënë shumë shpresë. Pashë të nesërmen se sa shumë njerëz më përgëzonin në rrugë. Ishte një rezultat i suksesshëm. Ne do të vazhdojmë që të bëjmë këtë punë.

Zgjedhjet nuk janë gjëja më e rëndësishme, për ne politika është angazhim i përditshëm. Rezultati i zgjedhjeve është rezultante e asaj që forcat politike kanë bërë para zgjedhjeve.”

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll