Tirana
clear sky
7 ° C
7 °
7 °
70 %
1.5kmh
0 %
Sht
8 °
Die
17 °
Hën
19 °
Mar
17 °
Mër
12 °
E shtunë, 10 Prill, 2021
spot_img

‘Nuk do të lejojmë leximet e kafesë nga fallxhorja’, Balla ironizon Kryemadhin nga Elbasani: Ju e dini që LSI blen vota, asnjë mandat këtë herë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e rajonit numër 3 të këtij qyteti.

Në fjalën e tij deputeti socialist u shpreh se marrëdhënia me ligjin është ndryshimi më i madh mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike e LSI-së.

Balla në një moment ironizoi kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi teksa tha se kjo forcë politike nuk merr asnjë mandat në Elbasan, nëse bëhen të gjithë bashkë dhe nuk do të lejojnë ‘leximet e kafesë nga fallxhorja’ në çdo zonë të Elbasanit.

“Për ne ligji është i barabartë për të gjithë. Për ata është llastik, mund ta tërheqësh, lëshosh, mund ta këpusësh. Partia Socialiste bën shtet, bën reforma duke marrë mbi supe përgjegjësinë për të prishur edhe koalicionin me LSI në 2016 si kusht sepse ata nuk pranonin të votonin reformën në drejtësi. Sot Ilir Meta dhe Sali Berisha janë bërë bashkë të zhbëjnë çfarë është bërë deri tani në vazhdimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi. Nuk e merr një mandat LSI në Elbasan nëse ne bëhemi të gjithë bashkë për të mos lejuar leximet e kafesë nga fallxhorja në çdo cep të Elbasanit. Duhet të jemi aty për të mbrojtur ligjshmërinë dhe të drejtën e votës për këdo. Ata që blejnë votën ju e dini që është LSI. LSI për skrap do ta çojë Partia Socialiste e Elbasanit”, u shpreh Balla.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img