Hapësire reklamuese

Politikë

“Nuk do të ketë inspektime dhe gjoba”, Basha takim me gratë sipërmarrëse në Elbasan: Bizneset deri 140 mln lekë xhiro, taksa dhe tarifa deri 0,5% të xhiros

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk do të ketë inspektime dhe gjoba”, Basha takim me

Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me gratë sipërmarrëse të qytetit të Elbasanit.

Basha ka dëgjuar problemet dhe vështirësitë që bota e biznesit po përballet. Sipas kryedemokratit me planin e Partisë Demokratike parashikohet se çdo biznes me xhiron nën 140 milion lekë të vjetra në muaj, nuk do të paguajë asnjë shumë mbi 0.5% të xhiros vjetore në vit, uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe të naftës.

“Dy propozime që ne i bëmë dhe për të cilat bëmë betejë: Propozimi i parë që të hiqej taksa për biznesin e vogël gjoja u adoptua pas disa vitesh. Por ju e dini të gjithë që kjo është fiktive sepse me të vërtetë nga njëra anë u hoq taksa për biznesin e vogël siç propozuam ne por nga ana tjetër u shtuan tarifat vendore për shërbime të cilat biznesi i vogël nuk i merr, u shtua çmimi i karburantit, u shtua çmimi i energjisë dhe mbi të gjitha u shtuan gjobat.

Gjobat që paguan biznesi i vogël. Me një gjobë të merr dyfish, trefish saç të merrte më përpara me taksimin që gjoja hoqi. Zgjidhja për këtë është fare e thjeshtë.  Nëse ne nuk shëndoshim shtyllën kurrizore të ekonomisë që është biznesi i vogël dhe i mesëm që përbën 98.5% të ekonomisë ndërkombëtare, atëherë ekonomia kurrë nuk ngrihet në këmbë, kurrë nuk mund të ecë përpara. Ndaj dhe platforma për biznesin e vogël është më favorizuesja në rajon. Tavani prej 0.5% të xhiros totale vjetore për taksat dhe tarifat vendore. Nëse i ke më të ulëta dhe natyrisht ne do ta nxisim pushtetin vendor t’i ulë dhe më shumë, akoma më mirë, por 0.5. Asnjë biznes me xhiron nën 140 milion lekë të vjetra në muaj nuk do të paguajë asnjë shumë mbi 0.5 % të xhiros vjetore në vit. Dhe kjo bëhet me qëllim që shtylla kurrizore, biznesi i vogël ta rimarrë veten dhe në këtë mënyrë të ndihmojë gjithë strukturën ekonomike shqiptare. E dyta është çmimi i naftës apo karburantit, naftë, benzinë dhe çmimi i energjisë elektrike”- tha Basha.

Basha gjithashtu u premtoi atyre se nuk do të ketë  me inspektime dhe gjoba për bizneset.

“Një pullë e vendosur në vitrinë, në dritare, në hyrje të biznesit të vogël, do t’ia bëjë të pamundur çdo lloj inspektori të shtetit, të futet brenda dhe të terrorizojë dhe të marrë nëpër këmbë sipërmarrësit, t’i trajtojë si të jenë skllevër të shtetit kur në fakt janë ata që mbajnë shtetin, mbajnë dhe shoqërinë, mbajnë dhe ekonominë”- shtoi Basha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu