Hapësire reklamuese

Bota

Nuk do ta besoni kë ka zgjedhur si 'Personin e Vitit' revista e famshme TIME (Foto)

Shkruar nga Newsbomb
Disa nga kopertinat më përfolura të Time

Revista e famshme amerikane Time ka zgjedhur si Personin e Vitit, aktivisten e njohur kundër ndryshimeve klimatike Greta Thunberg.

Foto e aktivistes 16-vjeçare mbi shkëmbinjtë, buzë detit është zgjedhur për kopertinën e revistës amerikane ku shkruhet “Fuqia e rinisë”.

Thunberg është aktivizuar vazhdimisht gjatë këtij viti në protesta dhe sensibilizimin e mbarë opinionit për kanosjen që i vjen planetit nga ndryshimet klimatike, aktivitete që kulmuan me fjalimin e saj në OKB.

Vetë aktivistja suedeze shprehet e befasuar për këtë përzgjedhje.

“Wow, kjo është e pabesueshme! Unë e ndaj këtë nder të madh me të gjithë aktivistët kundër ndryshimeve klimatike”, shkruan ajo.

Greta-thunberg-time.jpg

Sondazh

Poll