Hapësire reklamuese

Bota

'Nuk do t’ju gënjej kurrë'! Premtimi i zëdhënëses së re në Shtëpinë e Bardhë

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_326840" align="alignnone" width=""]Kayleigh McEnany[/caption]

Kayleigh McEnany, zëdhënësja e re e shtypit në Shtëpinë e Bardhë ka premtuar se nuk do të gënjëjë kurrë.

McEnany siguroi gazetarët se ajo kurrë nuk do t'i gënjejë ata, duke shtuar se ka planifikuar të mbajë më shumë konferenca për shtyp në të ardhmen.

“Unë nuk do t’ju gënjej kurrë. Keni fjalën time për këtë”, është shprehur McEnany.

Sipas 'BBC' Kayleigh McEnany është personi i katërt që mban këtë rolin qëkur Presidenti Donald Trump mori detyrën në 2017.

Paraardhësit e saj, duke përfshirë Sean Spicer dhe Sarah Huckabee Sanders, ishin akuzuar më herët për mashtrim të qëllimshëm ndaj shtypit.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.